Gjyqtari Arjan Aliaj ka argumentuar në vendimin e tij për caktimin e masës së sigurisë, pezullim nga detyra për Drejtorin e Policisë Haki Çako, se ky i fundit jo vetëm që ka neglizhuar detyrën, por ka pranuar të futet në territorin shqiptar, paisja përgjuese,duke mos u konsultuar me personin përgjegjës të përgjimeve, Kryeprokurorin Adriatik Llalla. Në vendimin e gjykatës thuhet pas nisjes së hetimeve Çako, e ka informuar Llallën nëpërmjet dy shkresave, duke dhënë një informacion lakonik dhe jo shumë të hollësishëm. Nga ana tjetër në vendimin e gjykatës thuhet se Çako nuk ka respektuar procedurat ligjore, duke mos paisur me çertifikata sigurie oficerët e policisë që janë ngarkuar me detyrën e përdorimit të kësaj paisjeje.

Vendimi i gjykatës
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka filluar procedimin penal nr. 3946 të vitit 2016 për veprën penale të ?Shpërdorimit të detyrës? parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Shtetasi Haki Çako mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ndikimi dhe marrëdhënia e tij në lidhje me çështjen hetimore nga pikëpamja dokumentare ka filluar në datën 09.05.2016, kur ka nënshkruar shkresën me numër protokolli 581. Në këtë shkresë ky shtetas, në funksion të detyrës së tij, jep sqarime për Prokurorin e Përgjithshëm në lidhje me aparaturën ?IMSI CATCHER?. Kjo shkresë është lakonike dhe konfirmon vetëm tri pika.
a) Në Republikën e Shqipërisë ka hyrë një aparaturë e quajtur ?IMSI CATCHER?.

b) Kjo aparaturë është sjellë nga specialistë të policisë italiane në kuadër të bashkëpunimeve me policinë shqiptare për trajnimin e kësaj të fundit.
c) Pajisja shërben për të identifikuar numrat IMSE dhe nuk shërben për përgjim.
Momenti i dytë është shkresa me numër protokolli 581/3, e datës 13.05.2016. Në këtë shkresë përcaktohet se gjatë gjithë kohës pajisja është disponuar nga partnerët italianë. Nga krahasimi i dy shkresave rezulton se në një periudhë katërditore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk ka kryer asnjë verifikim të situatës reale duke ngritur dyshimin se fsheh realitetin e konsumuar në terren deri në këtë datë.