Surprise Me!

Fundjava e fëmijëve dhe studenteve - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-10 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Akademia e Arteve rikthehet në qendër të vëmendjes. Në auditorët dhe bankat e një Universiteti ku përgatiten artistët e së ardhmes, tashmë flitet vetëm për ekspozitat dhe shfaqjet e studentëve më të mirë të këtij viti akademik. Ndaj nëse dëshironi që të zbuloni emrat e artistëve të së nesërmes dhe të shijoni punimet e tyre të para për publikun vizitoni galerinë FAB dhe sallat e koncerteve apo atë Black Box në Akademinë e Arteve. E nëse arti modern që përcjellin të rinjtë nuk është në shijet tuaja, Teatri i Operas dhe Baletit sjell një nga shfaqjet më të duartrokitura të sezonit. ?Arrëthyesi? ringjit në skenë jo vetëm balerinët e TKOB, por edhe fëmijët më të talentuar të shkollës së baletit.Të gjithë ata që nuk kanë mundur ta shijojnë këtë shfaqje edhe për shkak të numrit të kufizuar të spektatorëve, TKOB e përcjell magjinë e përrallave dy net këtë fundjavë. Kjo është një javë e mirë edhe për të vegjlit. Pas shfaqjeve ?Mjeshtri i talenteve? në Cirkun Kombëtar? dhe ?Festivalit të fëmijëve? në Teatrin e kukullave, ky i fundit risjell përrallën e Kësulëkuqes.Udhëtime mbresëlënëse për fëmijët ofrojnë edhe teatri Eksperimental Kujtim Spahivogli me shfaqjen ?Minisons në udhëtim? apo çadra e Cirkut Kombëtar që sjell numra të rinj në shfaqjen me titull ?Udhëtim në kohë?.

Buy Now on CodeCanyon