Këshilltarët bashkiake të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës denoncuan sot bilancin 1 vjeçar të punës së kryebashkakut Erion Veliaj, që sipas tyre është një bilanc rrënimi e paligjshmërie. Kreu i këshilltarëve, Leonard Olli deklaroi se Tirana ka mbyllje masive të biznese, rritje taksash, abuzime me fondet publike si dhe projekte klienteliste.<br /><br />?Sot, në bilancin 1 vjeçar të Erion Veliajt për të cilën ai krenohet, kemi mbylljen e një të tretës së bizneseve të këtij qyteti, mbetjen pa punë të dhjetra mijerave familjareve e rritje papunësie tek të rinjtë, dhe për më tepër sot qytetarët e Tiranës paguajnë shërbimin e transportit publik 10 lekë më shtrenjtë dhe nuk marrin shërbim më të mirë. Ka përkeqësim sepse klientët e aferës 6 milionë dollarëshe nuk mund të jenë të interesuar për shërbim ndaj qytetarit por vetëm për përfitime personale. Sot ka të drejtë të krenohet Erion Veliaj sepse Bashkia e Tiranës është e fundit për transparencën për nga 61 bashkitë e vendit. Sot ka të drejtë të krenohet Erion Veliaj se mbi 30 tendera janë bërë me prokurim të drejtpërdrejtë dhe kanë përfunduar në xhepat e klientëve dhe lidhjeve personale të tij e shefit të tij Rama. Sot ka të drejtë të krenohet Erion Veliaj se edhe fëmijët 6 vjeçarë duhet të paguajnë për të udhëtuar në autobuzët e Tiranës. Sot ka të drejtë të krenohet Erion Veliaj sepse gjithçka e lidhur me qytetin është e destinuar vetëm për një gjë; interesat e klientit dhe interesat e betonit. Sot ka të drejtë të krenohet Erion Veliaj sepse me përjashtim të projekteve të gatshme që gjeti nga ish kryebashkiaku Basha nuk ka bërë absolutisht asgjë. i vetmi qëllim i tij është rrënimi i biznesit, zhdukja e iniciativës së lirë, rrënimi i të drejtave kushtetuese të qytetarëve dhe mbi të gjitha instalimi i etatizmit dhe diktaturës së urisë e asaj financiare?, tha Olli.
