Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Tiranës nuk e ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj dy zyrtarëve të policisë, Artjon Duka dhe Entiol Xhelilaj, përkatësisht drejtor i Forcave Operacionale dhe specialist pranë kësaj Force.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtari Arjan Aliaj ka vendosur që të mos ndryshojë masën e sigurisë së dhënë më herët ndaj tyre, ajo e ?arrest shtëpie?.
Prokuroria ka kërkuar të njëjtën masë, ndërsa ka zbuluar edhe një detaj të ri të hetimeve. Sipas prokurorisë, dy zyrtarët duhet të ishin të pajisur me një certifikatë sigurie.
Avokati mbrojtës paralajmëroi dërgimin e çështjes në Gjykatën e Apelit, duke pretenduar se nuk ka vepër penale dhe nuk ka pasojë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pajisja-e-pergjimit-dy-zyrtaret-e-policise-para-gjykates-se-tiranes/