Deputetja e Parisë Demokratike Jorida Tabaku deklaron se parimisht është dakort për takimin Basha-Meta, por në fund të fundit do të jetë lideri i Parisë Demokratike do të vendos zyrtasrisht nese do të zhvillohet apo jo ky takim.<br /><br />Duke folur në emisionin '45 minuta' nga Denis Minga në Report Tv Tabaku theksi se palët është më mirë të takohen sesa mos të takohen. Gjithashtu Tabaku theksoi se qëndrimi i LSI ka qënë dytësorë në lidhje me reformën dhe se deputetët e kësaj force politike nuk kanë shprehur asnjë qëndrim se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet në këtë draft. Gjathashtu thekoi se PD është e interesuar për reformën në drejtësi ndërse këmbëngilu edhe një herë se vendet e rezervuara përbëjnë ngërçin ku ndalen palët.
