Një muaj para se të jepte dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të Kavajës dhe më pas ta tërhiqte vendimin për t?u dorëhequr, Elvis Roshi rezulton të ketë hapur një procedurë tenderuese prej 3 milion euro, me qëllimin e pastrimit të një kanali kullues, që ndodhet në zonën e Qerretit. Bëhet fjalë për përroin e Leshniqës me gjatësi 2.6 km të gjatë, që shtrihet nga fshati Qerret deri në buzë të autostradës. Në një relacion të firmosur nga kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, ky i fundit tregon dhe një arsye më shumë se pse duhet të bëhet ky tender për pastrimin e këtij përroi, pasi sipas tij pikërisht në këtë vend, janë ndeshur në lashtësi ushtritë romake të Pompeit të Madh, Mark Antonit dhe Jul Çezarit.<br /><br />Roshi në relacion shkon edhe më tej duke argumentuar se në këtë vend janë ndeshur dy ushtritë, duke ndarë nga Kavaja fatet e botës. Pikërisht për këtë përrua Elvis Roshi në 21 prill 2016 ka hapur procedurat tenderuese, për përzgjedhjen e firmës që do realizojë punimet në këtë projekt.