Është data 12 qershor ditëlindja e kreut të opozitës shqiptare zotit Lulzim Basha. Ndoshta rastësi por sot me 12 qershor po zhvillohet një takim kokë më kokë i Bashës dhe keut të Kuvendit Ilir Meta me ftesë të këtij të fundit për Reformën në Drejtësi.

Kryeparlamentari Meta i cili mbërrit i pari në takim ka menduar ti bëjë një surprizë kundërshtarit të tij politik Bashës. Ai i ka dhuruar 42 trëndafila ngjyrë blu, e menduar mjaft mirë e me detaje.

Meta e ka vendosur buqetën me lule blu tek bagazhi i makinës së Bashës ndërkohë që nuk dihet ende reagimi i demokratit për dhuratën surprizuese.

Shpresojmë që kjo të jetë një shenjë e mirë që këtë herë të arrihet dakordësia mes palëve për të votuar reformën më të madhe në vend.