Surprise Me!

Report TV - Kafshët e rrugës, Veliaj: Vrasja dhe helmimi i tyre, nuk është zgjidhje

2016-06-14 3 Dailymotion

Kryetari i Bashkisë së Tiranës teksa ka folur sot në Konferencën Botërore të shëndetit të kafshëve, në kuadër të Ditës botërore për kafshët e rrugës ka thënë se vrasja apo helmimi i tyre nuk është zgjidhje.

Veliaj ka shtuar se për kafshët e rrrugës duhet trajtim dhe kujdes, ndërkohë që çështja e tyre është shumë me rëndësi.

Ai ka theksuar se, në bashkëpunim me Ministrinë e Buqjësisë do të vendosen rregulla më të forta për të gjithë ata që duan të mbajnë një qen, për të mos e përfshirë atë në përleshje.

Veliaj i ka bërë apel qytetarëve që të mos reagojnë në mënyrë histerike duke i helmuar apo vrarë kafshët.

?Qentë e rrugës janë çështje e rëndësishme. Të mos kërkojmë që qentë të sillen si njerëz. Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë të aplikojmë rregulla më të forta për mbajtësit e kafshëve. Popullsia e qenve të rrugës nuk po rritet më. I bëj apel qytetarëve: Reagimi histerik duke helmuar kafshët apo vrarë nuk ndihmon, por e përkeqëson situatën. Për kafshët e rrugës duhet trajtim dhe kujdes? tha Veliaj.

Buy Now on CodeCanyon