Ministri gjerman i jashtëm teksa ka folur në konferencën për shtyp me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati ka thënë se goli i shënuar në ndeshjen Gjermani-Ukrainë nga lojtari me origjinë shqiptare Shkodran Mustafi ka rritur interesimin ndaj Shqipërisë.

Ky reagim i tij ka ardhur pas batutës që bëri ministri Bushati ku tha se, ?Ditët e fundit kemi dëshmuar se kontribuojmë edhe me gola për ekipet më të mira të kontinentit siç është padyshim edhe rasti i kombëtares gjermane dhe Shkodran Mustafit?.

Steinmeier u përgjigj: ?Më duhet të pranoj se që prej golit të parë të shënuar për skuadrën kombëtare të futbollit të Shkodran Mustafit, interesi për Shqipërinë është rritur ndjeshëm në Gjermani? tha ai.

Shkodran Mustafi realizoi golin e parë në ndeshjen e ekipit të Gjermanisë në ndeshjen me Ukraninën.