Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën botërore të dhurimit të gjakut, kryeministri Edi Rama apelon qytetarët për të bërë sa më shumë akte të tilla solidare për të shpëtuar jetën e pacientëve. Në qendrën e transfuzionit të gjakut, për herë të parë instalohet një sistem i ri për testimin e gjakut për të parë ngarkesat virale, HIV dhe hepatitet. Tesitmi i gjakut redukton transmetimet me këto viruse nga dhuruesi tek marrësi.
Në ditën ndërkombëtare të dhurimit të Gjakut, kryeministri Rama dhe autoritetet e shëndetësisë u bënë apel qytetarëve për të dhuruar gjak. Në vit numërohen përafërsisht 30.000 dhurime, ku 25% e tyre janë vullnetare dhe 10% me pagesë.
Pavarësisht ndërgjegjësimit nëpëmjet fushatave për dhurim gjaku, nevojat e pacientëve dhe talesemikëve janë më të mëdha se gjendja aktuale.
Kryeministri Edi Rama bashkë me stafin e tij dhuroi gjak dhe përcolli mesazhin se akte të tilla janë të barabarata me një jetë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/fushate-ne-gjithe-vendin-rama-dhe-beqaj-dhurojne-gjak-per-kategorite-ne-nevoje/