Një ditë pasi komisioni i posaçëm kaloi parimisht draftin e reformës në drejtësi pa praninë e opozitës në komision, ambasadorë të vendeve më të rëndësishme të BE dhe ai i Britanisë së Madhe kanë mbërritur paradite në takime të vecanta me kreun e PD Lulzim Basha.<br /> <br />Mësohet se në fokus të këtyre takimeve ishte diskutimi për reformën në drejtësi, ku kreu i PD, Lulzim Basha, është shprehur se Komisioni i Venecias është busulla që duhet të orientojë politikën për të siguruar drejtësi të pa kapur politikisht.<br /> <br />Basha ka siguruar ambasadorët se PD mbështet pikë për pikë reformën sipas draftit final të Venecias.