Surprise Me!

Report TV - Ekonomi: Me Çekinë, thellim të bashkëpunimit jo vetëm në turizëm

2016-06-17 0 Dailymotion

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi priti sot në një takim Ministren e Zhvillimit Rajonal të Çekisë, Karla ?lechtová, e cila mbulon edhe turizmin ku ka thënë se mes dy vendeve do të ketë thellim të bashkëpunimit.

Gjatë takimit dypalësh, Ministrja Ekonomi, në emër të Qeverisë Shqiptare, falënderoi Ministren Karla ?lechtová për kontributin e Republikës Çeke përmes disa projekteve në fushën e turizmit.

?Jemi duke punuar për formulimin e broshurave promocionale për turizmin shqiptar në gjuhën çeke?, u shpreh Ekonomi

Ministrja Ekonomi e njohu Karla ?lechtová me përpjekjet dhe lehtësirat e Qeverisë Shqiptare në thithjen e investitorëve të huaj.

Ministrja e Zhvillimit Rajonal të Çekisë, Karla ?lechtová vlërësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve dhe u shpreh e gatshme të ndihmojë në promovimin e mëtejshëm të asaj çfarë ofron turizmi shqiptar, në mënyrë që turistët çekë të mos përqendrohen vetëm në Veri të Shqipërisë, por edhe të vizitojnë pjesë të tjera të saj.

Gjatë takimit, u dakortësua sjellja e një grupi tur operatorësh çekë për të zhvilluar takime me homologët e tyre shqiptarë.

Karla ?lechtová ftoi Ministren Ekonomi të marrë pjesë në eventin e përvitshëm ?Holliday Ëorld? që zhvillohet në Pragë, si një mundësi për të promovuar turizmin shqiptar.

Në takim u shkëmbyen ide edhe për shtimin e prezencës së investitorëve çekë në Shqipëri, nga ku Ministrja Karla ?lechtová u shpreh se, ka interes nga kompanitë çeke në ndërtimin e rrjeteve të hotelerisë në Shqipëri.

Buy Now on CodeCanyon