Surprise Me!

Konsujt e Nderit mblidhen në Romë, Presidenti Nieto porosi për të bashkëpunuar me Tiranën

2016-06-17 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ambientet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Romë, u mbajt konferenca e konsujve të Nderit të Meksikës, të Shqipërisë, Italisë, Maltës, dhe San Marinos.
Ambasadori i emëruar rishtazi në Itali, Juan Jose Guerra Abud, mikpriti konsullin e nderit të Meksikës në Shqipëri, z.Ylli Ndroqi, duke e konsideruar një mik të madh dhe nder për Meksikën që përfaqësohet prej tij.
Konferenca kishte për qëllim t?i njihte konsujt e nderit me reformat më të fundit të ndërrmarra nga Presidenti i Meksikës Enrique Peña Nieto dhe zhvillimet në fushat me interes në punën e tyre, si promotorë të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në botë.
Puna e konsujve të nderit vlerësohet me një rëndësi të veçantë dhe siç u shpreh Ambasadori Guerra Abud, ata janë ura unike e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve.
Konsullata e Meksikës në Tiranë, ishte ndër më të vlerësuarat në fjalimet e përfaqësuesve të shtetit meksikan të mbajtura gjatë konferencës. Veçanërisht, konsulli Ylli Ndroqi u përgëzua për kontributin e çmuar gjatë këtyre 4 viteve, si një konsullatë që falë përkushtimit dhe angazhimit serioz ja ka dalë të tejkalojë atributet e një konsullate nderi, duke u kthyer në një partner i shkëlqyer i Meksikës në Shqipëri
Si zv/ambasadori Gabriel Rosenzëeig, ashtu edhe Konsulli i Meksikës në Romë, Gustavo Martinez Cianca si dhe Oscar Camaccho drejtues i zyrës ProMexico për bashkëpunimin ekonomik, në prezantimet e tyre veçuan konsullatën në Shqipëri si një shembull i bashkëpunimit frytdhënës në fushat e diplomacisë, shërbimeve konsullore, bashkëpunimit ekonomik dhe promovimit të turistik dhe kulturor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/konsujt-e...

Buy Now on CodeCanyon