Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Maturantët fitues të Universiteteve nuk do të kenë mundësi edhe këtë vit të njihen me Universitetet më të mira në vend, për shkak se rapori i parë pritet të publikohet në tetor, kohë kur ka nisur viti i ri akademik. Ministrja Nikolla thotë se po ecën me ritme të ngadalta si proçes, por në hapa të sigurtë. Rankimimi do të bëhet ne tetor të këtij viti për 6 Universitete, 4 publik dhe 2 jopublik.
Kanë kaluar më shumë se 2 vjet nga nisja e proçesit të akreditimit të insitucioneve të arsimit të lartë, por mesa duket edhe për këtë vit të ri akademik maturantët fitues nuk do të mësojnë në kohën e duhur se cilët janë Universitetet më cilësorë dhe më të mirë në Shqipëri.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tha se në tetor do të publikohen të dhënat e para për Universitetet, kohë që përkon në fakt me hyrjen në auditore.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/akreditimi-ne-muajin-tetor-te-dhenat-e-para-per-6-universitetet-ne-vend/