Rreth 25 mijë objekte etnografike që ndodhen në fondin muzeal pranë Institutit të Historisë dhe Letërsisë në Tiranë, po rrezikohen të degradojnë. Rreziku vjen nga bakteret, mola dhe reagjentët atmosferikë.

Specialistja e trashëgimisë Afërdita Onuzi, një nga pionieret e para të studimeve etnografike në Shqipëri, bën apel për ruajtjen e këtyre objekteve. Vite më parë ka pasur një laborator të restaurimit, si dhe institucione të posaçme që merreshin me ruajtjen e dezinfektimin e objekteve muzeale, pohon studiuesja Onuzi.

Afërdita Onuzi thekson se fondi etnografik duhet të pasurohet edhe me ekzemplarë që mungojnë.

Pas këtij apeli, Vilma Nallbani asistente shkencore pranë fondeve etnografike pohon se megjithëse ka nisur procesi i dixhitalizimit dokumentet e gjalla nga ky fond kanë një vlerë të patjetërsueshme.