Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kompjuterat e sekuestruara nga Prokuroria në Policinë e Shtetit në lidhje me hetimin e nisur për paisjen IMSI-catcher nuk i janë nënshtruar ekspertimit. Kjo pasi Prokuroria është në kërkim të ekspertëve të pavarur apo të huaj pasi laboratori i policisë shkencore është në varësit të Policisë së Shtetit, zyrtarët e të cilës janë nën hetim për ?shpërdorim detyre?.
Hetimi i nisur nga Prokuroia e Tiranës në lidhje me dyshimet për ekzistencën e një paisje përgjimi, e cila ka hyrë në Shqipëri nëpërmjet Interforcës po has në vështirësi.
Krahas mossekuestrimit të pajisjes, e cila ende nuk dihet nëse ndodhet në Shqipëri apo është larguar drejt Italisë, Prokuroria ka hasur edhe një tjetër vështirësi.
Bëhet fajë për ekspertimin e kompjuterave të sekuestruara në Policinë e Shtetit nga oficerët e policisë gjyqësore, ditën kur gjykata vendosi pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm Haki Çako dhe ?arrest shtëpie? për dy zyrtarët e tjerë, Drejtorin e Forcave Lëvizëse Operacionale Artion Duka dhe specialistin Ention Xhelili, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hetimi-per-pergjimin-prokuroria-ne-ngerc-per-ekspertimin-e-kompjuterave/