Në orën 21:00 Shqipëria luan sfidën e fundit të raundit të parë të këtij europiani. Në ndeshjen kundër Rumanisë kuqezinjve u duhet një fitore me të paktën dy gola për të vijuar më tej.<br /><br />Kjo ndeshje pritet me entuziasëm të madh nga tifozët që do ta ndjekin nga stadiumi por edhe nga shqiptarët e kudo ndodhur nëpër botë. Të gjithë jemi në pritje të kualifikimit historik të Shqipërisë, pas dy ndeshjeve të mira, por të humbura.<br /><br />Tifozëria shqiptare këtë herë ka bërë bujë të madhe nëpër mediat botërore duke u komentuar në aspkte të shumëanshme. Por dita e sotme vetëm sa ka filluar dhe shqiptarët vijojnë të bëjnë gjëra të veçanta. Tifozët e Fierit kane vendosur në qendër të qytetit një flamur 80 metra të gjatë në mbështetje të kombëtares.
