Bedri Haka, i arrestuar nga policia e Durrësit si autor i dyshuar i vrasjes së Leonard Muratajt në vitin 2014, në Durrës, nuk ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Pavarësisht provave të paraqitura nga policia të cilat identifikonin Bedri Hakën si autor të vrasjes së Muaratajt, Haka ka prenteduar se nuk ka pasur lidhje me vrasjen.

Madje ai ka pretenduar fillimisht se nuk ka pasur dijeni mbi ngjarjen, por mjeti i gjetur nga policia në afërsi të Maminasit ku ishte braktisur nga autorët nxori zbuluar Hakën.

Fillimisht policia kishte gjetur pronarin e mjetit BMW, një person nga fshati Zallë i Fushë- Krujës.

Ai i kishte pohuar policisë se ia kishte shitur veturën e tij Bedri Hakës në Nikël, por se nuk kishte kryer aktin e shit- blerjes dhe të ndërrimit të pronësisë.

Nga ana tjetër Haka, ka pohuar pas arrestimit dje se ai e kishte blerë veturën nën dorë pa ndërruar aktin e pronësisë, por se në të njëjtën kohë ai e kishte shitur po ashtu pa akt shit- blerje.

Pavarësisht këtij pretendimi të policisë, në veturën e Hakës gjysmë të djegur janë gjetur gjurmë gishtërinjsh që janë administruar nga ekspertët.

Por, po ashtu Haka mësohet se fillimisht edhe pse ka pretenduar se e ka shitur, por se nuk mbante mend se kujt ia kishte shitur.

Ndërkaq në lidhje me vrasjen e Muratajt, policia ka pasur dyshime se në ngjarje mund të ishte përfshirë edhe Enver Stafuka, i cili tashmë rezulton të jetë i zhdukur.