Surprise Me!

Ivanov i mbijeton shkarkimit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-17 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Ashtu siç pritej, nje nisme per shkarkimin e presidentit maqedonas Georgi Ivanov, është rrezuar ne Parlament. Kërkesa per nisjen e procedurës se shkarkimit ishte paraqitur nga opozita e mbështetur edhe nga Partia Shqiptare BDI, pjese e koalicionit qeverisës, pas vendimit te tij per faljen e dhjetëra politikaneve te përfshire ne skandalin e përgjimit. Por ajo arriti te siguronte vetem 35 vota nga dy te tretat e nevojshme qe presidenti te jepte llogari per kete. 47 deputete te VMRO-DPMNE-së votuan kundër nismës.Ligjvënësit e opozitës thane se Ivanov nuk meriton të quhet president, kurse BDI nuk e njeh legjitimitetin e tij pas zgjedhjeve të fundit presidenciale, për shkak të mungesës së një konsensusi politik. Nese mocioni i votëbesimit ndaj presidentit do te votohej, çështja do të duhej të kalonte në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo do te votonte me 2/3 per fatin e presidentit. Vendi ndodhet ne krize politike dhe palet nuk kane arritur nje marreveshje per mbajtjen e zgjedhjeve te reja. Po keshtu ne Shkup rinisen protestat kunder qeverise.

Buy Now on CodeCanyon