Dhuna e ushtruar ndaj vogëlushit tre vjecar në kopshtin ?Diren? nga administratorja Anjeza Shabani e cila sot ndodhet para trupit gjykues të Tiranës, ka indinjuar dhjetra prindër e qytetarë të thejshtë e i ka bërë bashkë në një protestë pranë kryesisë së Kuvendit.

Me pankarta në duar kundër dhunës ndaj fëmijëve në shkolla kopshte e cerdhe madje kundër dhunës në plot kuptimin e termit prindër të zemëruar po ngrenë zërin e tyre ndaj institucioneve që të ushtrojnë funksionin e tyre parandalues.

Me pankartat ?Të mbrohen fëmijët? , "Kundër dhunës ndaj të miturve", prindërit po marshojnë nga kryesia e Kuvendit në drejtim të Ministrisë së Arsimit në shenjë sensibilizimi ndaj akteve të paprecedenta që kanë tronditur opionin publik ditët e javët e fundit.

Tre ditë më parë administratorja Anjeza Shabani një ish gazetare e emisionit Alarm në Ora Neës rrahu në mënyrë brutale një 3 vjecar vetëm se ai qante.

Disa javë më parë dhunë seksuale u ushtrua kundër tre të miturave në qëndrën residenciale jetimoren e Shkodrës. Akte të tilla duhen ndaluar e parandaluar nga institucionet përkatëse të cilat duht të marrin masa.