Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë e trishtë për BE-në dhe për britanikët e quajti ministrja e Integrimit Klajda Gjosha rezultatet e referendumit britanik por nënvizoi se Shqipëria duhet të vazhdojë projektin e saj drejt integrimit.
Në një intervistë telefonike për Ora News, ministrja e Integrimit e Shqipërisë Klajda Gjosha tha: Është një mesazh negativ por do të shpresoja të kthehej në një forcë për të vazhduar projektin e Bashkimit Europian. Do ndryshojë filozofia, por jo baza e Bashkimit Europian. Për Shqipërinë procesi vazhdon dhe ne jemi të vendosur dhe të bindur për ta çuar më tej. Duhet të vazhdojmë përpjekjet për të arritur standardet europiane.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/brexit-gjosha-flet-per-ora-news-per-shqiperine-projekti-i-be-se-vazhdon/