Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

2016-ta mund të përkufizohet si viti i Shqiptarëve me shenjtërimin e Nënë Terezes në shtator dhe fill me pas me lumturimin e 38 martirëve të fesë.
Nisur nga këto dy ngjarje të shënuara Arqipeshvia Metropolitane Shkodër-Pult në bashkëpunim me Komisionin Dioqezian Drejtësi dhe Paqe kanë mundësuar në galerinë e Arteve Shkodër ekspozitë me 15 punime me piktura që tematikë kanë martirët e fesë.
Ipeshkvi Shkodrës imzot Angelo Massafra vlerësoi se Hyji i Lartësoj këta martirë të cilët si Krishti në momentin e ekzekutimit kërkuan që të falen dhunuesit, shpifësit dhe ekzekutuesit e tyre.
Massafra: Këta martir kanë pranuar vdekjen duke shkuar pa dënuar askënd, pa pasur urrejtje ndaj askujt si dhe duke falur përpara pushkatimit ata që i kanë dënuar dhe që do t?i pushkatonin. Është sot një shembull që na nxit të gjithëve të mos kemi urrejtje.
Të vrarë dhe të ekzekutuar për urrejtje ndaj fesë, dhe sakrifica e tyre sublime për fe e atdhe, ishte nxitje e kësaj ekspozite ku të ftuar ishin artistë nga Shqipëria dhe jashtë saj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/martiret-e-fese-ekspozohen-15-punime/