Komisioni qendror i zgjedhjeve pas më shumë se 3 orë debat ka vendosur të presë e dhe të dhënat nga gjendja civile për zyrtarët për të cilët prokuroria ka kërkuar informacion për verifikimin e tyre pas plotësimit të formularit të vetëdeklarimit.

Duke iu referuar një anëtari të këshillit bashkiak të Kukësit, e djathta në komision kërkon që pas verifikimeve që bëhen nga KQZ t?ia përcjellë prokurorisë propozimin ky që u rrëzua me 4 vota.

Ndërkaq Hysen Osmanaj tha se do të kërkohet hetim i thelluar prokurorisë për çdo rast , ndërsa u ndal tek deputeti i Vlorës dashamir Tahiri ka formular të bardhe dhe nga gjendja gjyqësore, por sipas tij edhe për këtë rast do ti kërkohet prokurorisë për hetim të mëtejshëm.

Për këtë çështje, nënkryetari i KQZ Denar Biba tha se KQZ nuk mund të vihet në lëvizje pa të dhëna të plota.

Ndërkaq KQZ votoi për të marrë detyrën 23 këshilltarët e rinj bashkiak ndërsa do të vijojë procesi i verifikimit të tyre e po ashtu për 6 këshilltarë që kanë plotësuar formularin por që zyra e gjendjes gjyqësore nuk ka sjellë informacionin.

Edhe këta persona do ti nënshtrohen procesit të hetimit administrativ.