Komisioni i Reformës në drejtësi diskutoi sot për organizimin e Gjyqësorit dhe ligjin për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit.

Në mbledhjen e kësaj të premteje nuk u votuan 3 nenet e Kushtetueses për shkak të mungesës së kuorumit..

Përveçse opozitës në mbledhje nuk ishin të pranishëm as disa deputetë të opozitës.

Në përfundim të mbledhjes, deputetja Vasilika Hysi tha se me miratimin e këtyre ligjeve, nuk do të ketë më prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar dhe të pandershëm.

?Diskutimi sot ka qenë prezantim i nismës. U shqyrtua statusi i prokuroreve dhe gjyqtareve. Ky ligj është për ata gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm që do ti qëndrojnë sistemit të drejtësisë. Ata që do të kalojnë procesin e rivlerësimit, do të kenë një sërë garancish të cilat do ta bëjnë pozicionin e tyre që ata të jenë gjyqtarë dhe prokurorë profesioniste që nuk mund të ndikohen nga politika apo grupet kriminale.?- deklaroi Hysi.