Jamarbër Malltezi drejtor i Departamentit të Mjedisit në PD dhe njëherësh dhëndër i ish-Kryeministrit Sali Berisha është konfliktuar fizikisht me deputetin socialist Taulant Balla.

Nga informacionet të rezervuara bëhet e ditur se, incidenti ka ndodhur në aeroportin ?Leonardo da Vinçi? të Romës mbrëmë teksa Jamarbër Malltezi ishte i shoqëruar me bashkëshorten, Argita Berisha dhe vajza e tyre, ndërsa Taulant Balla ka qenë i vetëm.

Burime pranë deputetit Balla pohojnë se, Jamarbër Malltezi, ka goditur në fytyrë dhe ka fyer deputetin socialist, duke i shkaktuar atij edhe shenja në fytyrë.

Menjëherë pas ngjarjes, me të mbërritur në Shqipëri, ligjvënësi Taulant Balla ka bërë denoncimin në polici dhe kjo e fundit i ka shoqëruar të gjithë personat e përfshirë në këtë incident.

Fillimisht Jamrarbër Maltezi ka refuzuar që të dëshmojë në lidhje me konfliktin që ka ndodhur mes tyre, me pretendimin se çështja është politike.

Gjatë dëshmisë në polici, Jamarbër Malltezi ka thënë se u provokuan, ndërkohë që Balla ka thënë se, e kanë goditur për shkak të detyrës.

Pas shoqërimit në polici, Malltezi e Berisha kanë pyetur nëse janë të ndaluar, por oficerët e policisë iu kanë thënë se ishin shoqëruar për shkak të kallëzimit që Balla ka bërë ndaj tyre.

Pas marrjes së dëshmive, çështja tashmë i ka kaluar prokurorisë me akuzën ?Goditje për shkak të detyrës?.

Pas marrjes së dëshmive dhe kallëzimit nga Balla policia ka dhënë një vendim për kryerjen e një akti mjeko-ligjor për Taulant Ballën.

Lidhur me këtë incident ende nuk ka reagime nga palët, teksa edhe telefonat e dy protagonistëve rezultojnë të mbyllur.