Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në 1 korrik normat e shkarkimit të gazrave të automjeteve do të barazohen me standartet e BE-së duke u ulur në krahasim me nivelin aktual. Eksperti në ministrinë e Transporteve Maksim Tashi shpjegon se më problematike janë automjetet e prodhuara para viteve 90 dhe sidomos ato që punojnë me benzinë.Sipas Tashit edhe cilësia e karburanteve ka ndikim në kontrollin teknik të automjeteve.
Maksim Tashi: Mjete që ngelin më tepër janë mjetet me benzinë. Arsyeja e kësaj është që gjatë kontrollit të emetimit të gazeve në mjetet me benzinë maten 3 elementë. Mjetet para viteve 90 kanë ngelshmëri më të lartë, edhe me benzinë edhe me naftë. Por mjetet para vitit 90 janë mjete mbi 26 vjecare. Patjetër që ka efektin e vet negativ karbranti, por nuk mund të themi që këto mjete që ngelin, ngelin për efekt karburanti.
Eksperti në ministrinë Transporteve shpjegon të gjithë qytetarët duhet që të kryejnë shërbimet para se të shkojnë për të bërë kolaudimin. Në dy fazat e para ngelja e automjeteve nga emetimi i gazrave llogaritet rreth 9 %.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/drejtuesit-te-bejne-sherbime-para-se-te-cojne-makinat-ne-kolaudim/