Surprise Me!

Report TV - Drejtësia e Presidenti nga populli 4 parti e Selami i PD pro Blushit

2016-07-17 0 Dailymotion

Dy deputetët Mimoza Hafizi dhe Blen Blushi kanë shpallur sot nismën e tyre për disa ndryshime kushtetuese, ku është mbështetur edhe nga deputetë të Partisë Demokratike.Këtë nisëm e kanë mbështetur katër kryetarë partish dhe deputetë të PS-së, PD-së dhe PDIU-së.

Sipas kësaj nisme ata synojnë që Presidenti të zgjidhet nga populli dhe Reforma në Drejtësi të vendoset përmes referendumit.

Ka qenë deputetja Mimoza Hafizi që përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë publik këtë fakt, duke publikuar edhe listën me deputetët që kanë dhënë mbështetjen e tyre për këtë nismë e që mes tyre ka edhe nga radhët e opozitës.

Hafizi ka shtuar se vijojnë kontaktet me shumë deputetë të tjerë dhe me grupet parlamentare, për të siguruar mbështetjen e nevojshme që këto ndryshime në Kushtetutë të miratohen, ndërkohë që ka theksuar se, këto ndryshime kushtetuese janë të domosdoshme për jetën demokratike të vendit.

Ajo i këkron opinionit publik dhe të gjithë qytetarëve të ushtrojnë presion mbi deputetët e tyre për ta mbështetur këtë nismë.

Në listën e deputetëve të publikuar nga Hafizi bien në sy dy kryetar partish, si: Agron Duka i Partisë Agraro Ambientaliste, Nard Ndoka i Partisë Demokristiane, Vangjel Dule kreu i PBDNJ, kreu LZHK-së Dashamir Shehi dhe deputetë të PDIU-së, PS-së dhe Partisë Demokratike.

Buy Now on CodeCanyon