Surprise Me!

Report TV - Leskaj: Në 2015, 1 mld euro dëm zyrtarët e lartë nuk janë dënuar

2016-07-17 0 Dailymotion

127 miliardë lekë, ose rreth një miliardë dollarë është dëmi ekonomik i konstatuar nga kontrolli i lartë i shtetit në vitin 2015.

Kreu i KLSH paraqiti në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë raportin e punës për vitin e shkuar, ku theksoi se shkeljet kryesore janë shkaktuar përmes koncesioneve dhe korrupsionit në dhënien me qira apo përdorim të pronave shtetërore.

Leskaj foli para deputetëve edhe për kulturën e pandëshkueshmërisë.

Ai tha se KLSH ka propozuar një ligj sipas të cilit zyrtari që shkakton dëmin, të mbajë përgjegjësi ligjore për të.

Ai u ndal veçanërisht te dëmi i shkaktuar përmes kompanive të mëdha shtetërore, si rasti i CEZ apo Albpetrol.

Lidhur me Albpetrol, ai tha se është e domosdoshme të merren masat që privatizimi i tij të bëhet duke marrë parasysh interesin e shtetit dhe të qytetarëve.

Buy Now on CodeCanyon