Surprise Me!

Kapet gomone me drogë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-17 2 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Tentuan te trafikonin droge me gomone nga Shqipëria drejt Italisë, por kane përfunduar ne pranga. Ermal Ahmeti 28 vjeç dhe Elidon Beluli 42 vjeç, dy skafiste nga qyteti i Vlorës jane arrestuar pas nje operacioni te përbashkët policor mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare, qe çoi edhe ne sekuestrimin e nje sasie prej 165 kg marihuane. Alarmin e dha nje helikopter gjerman Super Puma i angazhuar në operacionet e Bashkimit Europian qe patrullon ne Adriatik per te ndaluar emigracionin klandestin. Ai kishte vërejtur gomonen 6 metra te gjate dhe pakot brenda saj. Ne ndjekje te skafisteve u vunë forcat e Gaurdia di Financës se Barit dhe Tarantos pranë brigjeve te Brindisit. Trafikantet u detyruan te ndryshonin drejtimin dhe u kthyen mbrapsht drejt brigjeve shqiptare, duke e hedhur ne det sasinë e drogës. Lënda narkotike u nxor me pas nga uji nga nje motovedete, ndërsa gomonia me skafistet u bllokua nga dy mjete lundruese te policisë se Vlorës, qe ishte njoftuar per operacionin. Gjithashtu, u sekuestrua edhe gomonia. Operacioni ishte i vështire per shkak te motit. Autoritetet italiane nisen hetimet per te zbuluar se kujt do t?i dorëzohej droga ne vendin fqinj dhe ne cilin territor do te shpërndahej.

Buy Now on CodeCanyon