Surprise Me!

Ora News – Certifikatat e pronësisë, Shqetësim i Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Pukës

2016-07-17 4 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çështja e pronësisë ka mbledhur 3 krerët e bashkive të Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Pukës në një tryeze pune me prefektin Paulin Radovani, së bashku me komisionin e regjistrimit të pronave.
Pas takimit që u mbajt me dyer të mbyllura, tre kryetarët e Bashkive të veriut, thanë se ka probleme të mëdha nga mungesa e certifikatës së pronësisë.
Voltana Ademi, kryebashkiake e Shkodrës: Ligji 7501 ka pasur efektet e veta dhe një nga problematikat që shtrohet është çështja e pronësisë. Dhe kjo lidhet jo vetëm me domosdoshmërinë e të paturit një pronë, por sidomos me zhvillimin e territorit.
Në Malësi të Madhe rezulton vetëm 20% e pronës e regjistruar.
Tonin Marinaj, kryebashkiak, Malësi e Madhe: 80% nuk është funksionale, nuk është pronë e kërkujt, ose është pronë e shtetit pavarësisht se është e qytetarëve. Të merret një vendim për zgjidhjen e pronave në të gjithë qarkut.
Për kreun e bashkisë Pukë Gjon Gjonaj, mungesa e hartave të pronës ka zvarritur procesin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/certifikatat-e-pronesise-shqetesim-i-shkodres-malesise-se-madhe-dhe-pukes/

Buy Now on CodeCanyon