Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ishte sot në bashkinë e Malësisë së Madhe për të inspektuar projektet e financuara nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Fondi i Zhvillimit të Rajoneve në këtë bashki.<br /><br />E shoqëruar nga kryetari i bashkisë Tonin Malaj, prefekti i qarkut të Shkodrës, Paulin Radovani dhe deputeti Paulin Sterkaj, Ministrja Gjermeni u ndal fillimisht në godinën e banimit 5 katëshe, e cila po rikonstruktohet me elementë të eficiencës së energjisë elektrike, investim i MZHU me vlerë 10 milion lekë.<br /><br />Janëfamilje të cilat pas përfundimit të punimeve jo vetëm do jetojnë në kushte më të mira, por falë përdorimit të këtyre elementëve do të paguajnë 50% më pak energji elektrike.
