Surprise Me!

Report TV - Borxhet e prapambetura, BERZH miraton huanë 218 mln € për KESH

2016-07-17 1 Dailymotion

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka miratuar një hua prej 218 milionë eurosh për të mbështetur ristrukturimin e Shoqërisë Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare dhe zbatimin e paketës së reformave. Të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes për huanë, ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj, thanë se kredia do të përdoret për të shlyer borxhet e akumuluara në vite për shkak të keqmenaxhimit të shoqërisë.

Sipas tyre, Huaja e BERZH do të jetë me garanci sovrane dhe do t?i mundësojë KESH një financim afatgjatë duke reduktuar kostot dhe rritur likuiditetin.

Në fund të ceremonisë, Ministria Arben Ahmetaj sqaroi se Qeveria ka vendosur të falë rreth 50 mijë gjoba të gjeneruara nga sistemi elektronik i tatimeve për vonesa në vetëdeklarimin e tatimeve. Ai tha se gjobat janë vënë tërësisht në respekt të ligjit.

Por Qeveria ka vendosur ta ccojë faljen e tyre në kuvend duke qenë se shumë biznese mund të mos kenë qenë në dijeni të afatit kohor prej 48 orësh për vetëdeklarimet.

Buy Now on CodeCanyon