Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ristrukturimi i 35 degëve të PD të futur në zgjedhje pas vendimit të kryetarit të PD Basha, edhe pse duhet të përfundonte në 30 Qershor, nuk është mbyllur ende.
Sipas nënkryetarit të Partisë Demokratike Edi Paloka, i cili drejton procesin në Tiranë, ku 15 degë janë në zgjedhje, thotë se afatet janë të parëndësishme, duke vënë theksin tek cilësia.
Edi Paloka: ?Për ne nuk janë të rëndësishme afatet se sa cilësia e punës që bëjmë. Nëse do nisemi thjesht nga afatet dhe t?i lëmë punët pa bërë nuk e di çfarë arrijmë?.
14 degë të reja krijohen në të gjithë vendin, ndërsa në 21 të tjera zgjedhjet do të mbahen si pasojë e një seri faktorëve por ndër më kryesoret mësohet të ketë qenë rezultati në zgjedhjet lokale dhe mosfunksionimi i strukturave.
I gjithë procesi që konsiderohet i rëndësishëm për demokracinë e brendshme të PD, është ndjekur me vëmendje nga opinioni publik. Ndër të komentuarat është kandidatura e Ish-drejtuesit të SHIK Arben Sefgjini për kryetar të degës 7 në Tiranë, i njohur për përballjen me drejtësinë për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/kalon-afati-per-deget-e-pd-paloka-me-rendesi-eshte-cilesia-e-zgjedhjeve-ne-baze/