Surprise Me!

Report TV - PD: Me Ramën e Tahirin, Rinasi çerdhe e korrupsionit e inkriminimit

2016-07-19 0 Dailymotion

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar edhe sot për grabitjen e rreth 1 milion eurove në aeroportin e Rinasit, ku ka thënë se me Edi Ramën dhe Saimir Tahirin Rinasi është kthyer në çerdhe korrupsioni e inkriminimi.

Sipas tij, grabitja e realizuar tregon rënien e aeroportit dhe të sigurisë kombëtare.

Ja deklarata për mediat e nënkryetarit të PD, Edi Paloka
Edi Rama dhe Saimir Tahiri po rreken të gjejnë përgjegjës e fajtorë larg tyre për ngjarjen e rëndë të aeroportit, por këto janë lëvizje të dëshpëruara, sepse inkriminimi i pikave kyçe të policisë nga Rama dhe Tahiri është arsyeja kryesore e rrëzimit të tmerrshëm të sigurisë publike dhe sigurisë kombëtare.
Siguria Kombëtare është kërcënuar më rëndë se asnjëherë tjetër pas vitit 1997 sepse praktikisht është "pushtuar Aeroporti", një infrastrukturë e rëndësisë strategjike, e Shqipërisë dhe e NATO-s.
Ky sulm me armatim të rëndë ka ndodhur pas sulmit terrorist ne Aeroportin e Stambollit, pra në një kohë kur niveli i kërcënimit dhe "gatishmërisë së strukturave përgjegjëse për sigurinë në aeroport sipas Ramës "ishin vendosur në shkallën më të lartë?.
E vërteta është se akte te tilla kriminale janë përsëritur frikshëm në aksin Tiranë-Vorë-Rinas, që është një nyje me rëndësi strategjike kombëtare, sepse nëpërmjet kësaj rruge lidhen të gjitha aktivitetet ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe ato të turizmit.
Praktikisht kur bien Aeroportet - çfarë garancie mund të ofrojë shteti për sigurinë e jetës, pronës dhe qytetarit të zakonshëm, e me tej stabilitetit dhe sigurisë kombëtare??
Asnjë reagim, asnjë marrje përgjegjësie, asnjë koment nga Edi Rama, nga ky që nuk lë rast pa ndërhyrë me çdo mjet e çdo formë për çdo sebep e me çdo shkas në hapësirën publike dhe mediatike të shqiptarëve.

Buy Now on CodeCanyon