Surprise Me!

Report TV - Besimtarët myslimanë festojnë sot ditën e Fiter Barjamit

2016-07-19 0 Dailymotion

Sot, të gjithë besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë festën e Fiter Bajramit. Pas 30 ditëve sakrificë, lutje dhe adhurimi ndaj Allahut në muajin e shenjtë të Ramazanit, tashmë është koha për shpërblim!

Kjo festë e shenjtë përmbyll muajin e madhërueshëm të Ramazanit (një nga 5 shtyllat e Islamit) me faljen e namazit të Bajramit.

Në Tiranë, me mijëra besimtarë iu bashkuan faljes së madhe në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? në orën 06:00, ku si çdo vit ceremonia është organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Të gjithë besimtarët, por edhe krerët e Komunitetit Myslimanë kanë uruar për të gjithë besimtarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e diasporë për më shumë begati, paqe, prosperitet e harmoni për Shqipërinë.

Pas atmosferës së ngrohtë festive mes vëllezërve myslimanë, siç konsiderohen mes njëri-tjetrit besimtarët, gëzimi i kësaj dite vijon me shtrimin e tryezës së Fiter Bajramit dhe pasdite me urimet për mirësi e begati në familjet e të afërmve dhe miqve.

Buy Now on CodeCanyon