Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pasi kane permbyllur 30 dite agjerim, besimtaret musliman kane falur ne oret e para te mengjesit ne sheshin qendror te Shkodres namazin e Fiter Bajramit apo Bajramin e Madh. Perveç besimtareve, ne ceremonine e faljes moren pjese edhe drejtuesit e larte te myftinise Shkoder.
Edhe në xhaminë e Durrësit, qindra besimtarë kanë kryer ritet e faljes së Fiter Bajramit.
Në Elbasan, besimtarët e shumtë në numër mbushën sheshin qëndror të qytetit, në bulveardin Aqif Pasha, duke u falur për më shumë begati dhe mbarësi.
Në Krujë, besimtarët falën namazin, pas muajit të agjërimit, ku mëshira dhe falja ishte kryefjala, si një prej shtyllave kryesore të besimit islam.
Në Dibër, falja e namazit u bë në stadiumin e qytetit, për shkak të numrit të madh të besimtarëve, të rinj në moshë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fiter-bajrami-ne-rrethe-besimtaret-falin-namazin/