Policia dyshon se automjeti i hedhur një ditë më parë në ujërat e Liqenit të Shkopetit, është përdorur nga grabitësit aeroportit "Nënë Tereza".

Automjeti u lokalizua sot në ujërat e liqenit, pasi një peshkatar i zonës njoftoi Policinë se ka parë gjurmë të freskëta të gomave të makinës në afërsi të liqenit.

Në afërsi bregut kishte pjesë të parafangos, parakolpit e xhama të thyer.

Po nga kontrolli i vendit ku dyshohej se mund të kishte rënë automjeti në liqen, Policia ka gjetur njërën prej targave të automjetit, konkretisht targën AA 969 ND.

Nga shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Mat është bërë identifikimi i targës së gjetur në vendngjarje, targë e cila i përket automjetit tip Benz në pronësi të shtetasit M.P nga Karbunara Lushnjë.