Surprise Me!

Report TV - Dhunohet memoriali i gjeneralit turk Hasan Riza Pasha në Shkodër

2016-07-19 6 Dailymotion

Është dëmtuar përmendorja e gjeneralit turk, Hasan Riza Pasha, që është ngritur në qendër të qytetit të Shkodrës.

Sipas burimeve të policisë persona akoma të paidentifikuar kanë thyer pllakat e memorialit dhe kanë hequr edhe flamurin turk, i cili ishte përkrah atij shqiptar.

Përmendorja e Hasan Riza Pashës është ndërtuar me 24 Shkurt të vitit 2007 në nderim të komandantit turk të garnizonit të Shkodrës, i cili nw vitin 1913 luftoi përkrah shqiptarëve në mbrojtjen e qytetit ndaj sulmeve të ushtrisë Serbo- Malazeze

Sulmi ndaj memorialit mendohet të jetë kryer gjatë orëve të natës, ku persona të papërgjegjshëm kanë thyer pllakat anësore, e më pas kanë hequr edhe flamurin.

Dëmtimi i memorialit të gjeneralit turk ?Hasan Riza Pasha? dyshohet se mund të jetë një reagim pas deklaratave në Lezhë të historianit turk Talha U?urluel që e quajti heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu, plackitës e terrorist.

Vitet e fundit ky memorial është kthyer në një vend vizitorësh edhe për turistët turq.

Buy Now on CodeCanyon