Një ditë pas vëzhgimit të Report Tv, mbi mungesën e masave të sigurisë në disa prej portave të rrethimit të aeroportit të Rinasit, kompania ICTS ka nisur punën për shimin e masave.

Këtë mesditë punonjësit e kësaj kompanie kanë ndërhyrë në portën e karburanteve nga ku hynë grabitësit, duke vendosur tela me gjemba në pjesën e sipërme të portës si dhe kanë shtuar shtim elemeneve të tjera sigurie.

Po ashtu në mënyrë të vazhdueshme një agjent sigurie ka qëndruar në afërsi të portës, ndërsa një mjet patrullimi lëviz në të gjithë perimetrin e pistës. Madje agjentët e sigurisë nuk ngurojnë të ndjekin në asnjë moment edhe automjetet e televizioneve që tentojnë të vëzhgojnë mbi atë që ndodh në aeroportin e Rinasit.

Veç portës së karburanteve, pa kamera sigurie rezultojnë edhe dy porta të tjera shumë pranë pistës së avionëve, si dhe një portë e tretë, ajo para pistës i quajtur ndryshe këndi ndriçues për shkak se aty ndodhen prozhektorët e aeroportit të cilët orientojnë pilotët në uljen e avionëve.