Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kuadër të sezonit turistik, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka ngritur Shtabin e Gatishmërisë, që monitoron 24 orë pa ndërprerje të gjithë situatën nga Velipoja deri në Ksamil.
Rreth 500 punonjës të OSHEE janë në gatishmëri 24 orë, dhe janë bërë publik 19 numra telefoni, të cilët administrohen nga inxhinierë dhe përgjegjës për rreth 25 zona turistike bregdetare.
Nga monitorimi rezulton një situatë e përgjithshme normale dhe pa probleme të furnizimit me energji elektrike, ndërsa rastet sporadike, të veçuara, brigadat e OSHEE kanë bërë të mundur riparimin e defektit brenda 25 minutash.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/oshee-ka-perfunduar-remontet-ne-bregdetin-e-durresit/