Vlora prej vitesh është ndër destinacionet turistike më të frekuentura në vendin tonë. Por kjo qasje këtë vit duket se ka ndryshuar teksa një pushuesi ose turisti në qytetin bregdetar i duhet të përballet me telashe të shumta.

Një ndër to është trafiku, ku vlen të theksohet aksi Skelë-Uji Ftohtë cili është një prej segmenteve më problematike. Rruga në të dy anët ka vetëm një korsi, duke mos mundësuar parakalimin, teksa kjo sjellë radhë kilometrike.

Situate përkeqësohet nëse ndonjë mjet ka avari, ndërsa në raste zjarresh apo kur është e nevojshme kalimi i ambulancës mesa duket askush nuk ka menduar.

Përpos trafikut një tjetër problem në qytetin e Vlorës është parkimi me pagesë.

Janë plot 24 rrugë të qytetit bregdetar në të cilat duhet të paguar 50 leke nëse do ta parkosh makinën një orë.

Vetë qytetarët edhe turistët e cilësojnë si të papranueshme një gjë të tillë, pasi nëse u duhet ta parkojnë makinën për 40 orë do të paguajnë 5 qind lekë.

Kompania ?Tis Park? e cila ka fituar tenderin për menaxhimin e parkingjeve me pagesë ka filluar gjobit drejtuesit e mjeteve kur makina qëndron në parkim më shume se sa ka paguar.

Gjoba shkon deri në 4500 lekë të reja, ndërsa përveç kësaj në pikat e shitjes së kompanisë rezulton se biletat shiten pa kupon fiskal.

Shqetësimi i qytetarëve për këto çështje ka shkuar deri ne Drejtorinë Rajonale të Tatimeve.

Drejtoresha, Pranvera Resulaj, në një dalje për mediat sqaron se janë bllokuar biletat e parkimeve në 4 njësi të kompanisë Tis Park dhe u bën apel drejtuesve te mjeteve te mos paguajnë gjobat pa u verifikuar me parë nga Drejtoria e Tatimeve.

Ndërkohë veç në qytet turistëve dhe pushuesve u duhet të përballen me telashe është në bregdet.

Report Tv ishte në plazhin e Zvërnecit një ndër më të frekuentuarit ne Vlorë.

Mungesa e sigurisë, papastërtia, por edhe mungesa e ambulancave janë ndër shqetësimit kryesore të atyre plazhistëve që zgjedhin këtë destinacion për të pushuar.

Ndërkohë probleme te theksuara raportohet edhe lidhur me mungesën e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.