Surprise Me!

Report TV - Alarmi, sëmundja LSD rrezikon zhdukjen e gjedhit në Shqipëri

2016-09-19 38 Dailymotion

?Dermatoza Nodulare e Gjedhit?, sëmundja e bagëtive që ka prekur vendet e Ballkanit ka vënë në Alarm ministrinë e Bujqësisë, e cila ka bllokuar tregtimin e bagëtive në të gjithë vendin. Veç bllokimit të importit të bagëtive nga këto vende, Ministria e bujqësisë ka bllokuar edhe tregtimin e bagëtive në tregjet shqiptare.<br /> <br />Shkodër<br />Specialistët e drejtorisë në Shkodër vënë alarmin se brenda 1 muaj Shqipëria rrezikon të mos ketë asnjë krerë gjedhi. Kryeveterineri i drejtorisë se bujqësisë Selim Kraja gjatë inspektimit për mbylljen e tregut në Stom-Golem u shpreh se situata është kritike ndaj dhe duhen marrë masat e nevojshme..<br />Bllokimi i tregut të Shkodër është shoqëruar edhe me përplasje me qytetarët, të cilët kanë kundërshtuar këtë vendim duke pretenduar se bagëtitë e tyre nuk kanë asnjë sëmundje.

Buy Now on CodeCanyon