Në Komisionin e Sigurisë Kombëtare është diskutuar sot ligji për armët, ku Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka thënë se, nga ndryshimi i ligjit për dënimin, do të përfitojnë vetëm ata që janë në proces gjykimi dhe jo ata që tashmë e kanë një vendim konkret.

Ndërkohë, sa i përket ndryshimeve ligjore të nenit në fjalë, Manjani ka theksuare se ai është riformulim në frymë të Kushtetueses.

Ai ka shtuar se, ligji për armët kishte absurde, pasi armëmbajtja dënohej si terrorizmi, ndërkohë që ka theksuar se ka vakuum në Kodin Penal.

?Ligji për armët, kishte absurd, pasi armëmbajtja dënohej si terrorizmi. Ka vakum në Kodin Penal për armëmbajtjen pa leje. Riformulim të nenit në frymën e vendimit të Kushtetueses. Gjithkush dënohet sipas ligjit të kohës. Nga ligji i ri përfitojnë vetëm ata që janë në proces gjykimi, jo ata që kanë një vendim të formës së prerë? tha Manjani.

Për ligjin e armëve, Gjykata Kushtetuese e pati rrëzuar më herët nenin për ashpërsimin e dënimit të armëmbajtjes pa leje, ndërkohë që sipas deputetit Luan Rama ka thënë se gjatë mandatit të qeverisë Rama-Meta është ndërhyrë 17 herë në Kodin penal, çka tregon mungesë vizioni.

?Është e 17 ndërhyrje në kodin Penal gjatë 3 viteve të koalicionit tonë. Kjo tregon mungesë vizioni. Jemi gjetur dhe para precedentëve anti kushtetues në ndryshime në kodin penal. Shpesh i kanë sjellë ministri të tjera, pa kaluar sipas Kushtetutës në Ministri të Drejtësisë? tha Rama.