Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deklarata e Ministrit të Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, disa ditë më parë ku bëri me dije planveprimin e Qeverisë për kryerjen e një tjetër skanimi në skemën e personave që përfitojnë ndihmë ekonomike që sipas tij do të shërbejë për të ndërtuar një databazë qëndro dhe për të larguar nga skema abuzuesit, ka ngjallur reagimin e Shoqatës së të Verbërve.
Sipas Kryetarit të saj, Sinan Tafaj, ky planveprim i Qeverisë nuk mbështet kategorinë e të verbërve, ul pagesat e paaftësisë dhe përjashton fëmijën nën 2 vjeç të lindur me kufizime fizike.
Tafaj: Vendosja e kritereve të moshës, do të thotë t?u vështirosh jetën tyre prindërve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar. Baza mbi të cilën do të llogariten të ardhurat e pagesës së aftësisë së kufizuar do të jetë pensioni social, i cili është 67 mijë lekë.
Tafaj u bëri apel institucioneve dhe Shoqatave për tu ardhur në ndihmë, në të kundërt ata paralajmërojnë se do të ndjekin rrugë të tjera për të hedhur poshtë këtë planveprim të qeverisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pak-planveprimi-i-qeverise-cenon-personat-me-aftesi-te-kufizuar/