Qytetarë, intelektual dhe historianë mes tyre dhe shqiptarë të Kosovës u mblodhën në qendër të qytetit të Lezhës, në një marshim kundër sharjes dhe fyerjes që i bëri një
historian turk figurës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Me flamuj kuq e zi në duar të pranishmit kanë marshuar nga qendra e qyteti drejt varrit të Skënderbeut.

Qytetar dhe historian Shqiptar dhe të Kosovës e quajnë të papranueshme heshtjen e institucioneve të shtetit Shqiptar, ndaj denigrimit që i është bërë figurës së Skënderbeut.

Sipas tyre të gjithë Shqiptarët kudo që ndodhen duhet të ishin ngritur në këmbë, për të protestuar, ndaj dhe pjesëmarrja gjatë ditës së sotme duhet të kishte qenë shumë herë më e madhe.

Pak ditë më parë u shfaq një video ku një historian turk njollosi figurën e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke e quajtur atë terrorist dhe tradhtar.

Deklarata e tij solli reagime të shumta të shqiptarëve kudo që ndodhen, duke kërkuar që personi në fjalë të shpallet person non grada në vendin tonë.