Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka paralajmëruar nisjen më 1 gusht të betejës së dytë kundër evazionit me kuponët tatimorë.

Ahmetaj, i cili në një takim me punonjës të tatimeve tha se ende shumë biznese nuk presin kuponë në bazë të xhiros reale, ndërkohë që ekziston gjithashtu një numër mjaft i madh kasaj fiskale jofunksionale

Ministri i financave nuk kurseu as kritikat ndaj tatimorëve për përqasjen ndaj biznesit, duke fajësuar arrogancën dhe mungesën e profesionalizmit si armiqtë kryesorë.

Duke analizuar treguesit Rritja e të ardhurave në 6 mujorin 2016 ndaj 6Mujorit 2015 është 10.6 mld lekë ose me rritje prej 5,8%.