Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shtyhet seanca ndaj ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili. Gjykata Kushtetuese ka vendosur të administrojë pamjet filmike dhe administrimin e dosjes së punësimit të 20-vjeçares.Seanca e radhës u caktua me 19 korrik, ora 12:00. Xhelili u shkarkua nga detyra pas publikimit të një video-skandali në emisionin të ?Të Paekspozuarit? në Ora News, ku ai ngacmonte seksualisht një 20 vjeçare në këmbim të një vendi pune.
Gjykata Kushtetuese vendos të administrohen pamjet filmike dhe vendimi për emërimin në punë të 20-vjeçares nga ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili. Përkatësisht kontrata e punës së 20-vjeçares dhe kopja e kallëzimit të saj në Prokurori.
Vendimi u mor në seancën e sotme të hapur, ku u shqyrtua ankesa e ish-kryetarit të Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, i cili nëpërmjet avokatit mbrojtës ka ankimuar në këtë gjykatë vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra.
Avokati i Xhelilit, Ferdinand Ndoja, tha se vendimi për shkarkim nga Këshilli i Ministrave është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, pasi individit nuk i është dhënë e drejta e mbrojtjes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-gjykaten-kushtetuese-nisin-neser-seancat-per-shukri-xhelilin/