Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të afërm të fëmijëve të sëmurë me leuçemi me mbështetjen e shoqërisë civile i kanë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë një peticion ku kërkohet furnizimi me medikamente për pacientët e vegjël. Ata thonë se prej 6 muajsh mungojnë disa prej ilaçeve kryesore të cilat detyrohen ti blejnë me çmime të larta jashtë spitalit.
?Mami nuk ka mundësi ti blejë, më kanë mbetur ilaçet pa bërë.Bëj atë që e ka spitali?.
Ky është apeli i këtij 14 vjeçari i cili prej gjashtë muajsh ndodhet i shtruar në pediatrinë e Qendrës Spitalore ?Nënë Tereza? pasi vuan nga sëmundja e rëndë e leuçemisë.
14 vjeçari i cili ka humbur babanë prej disa vitesh tani po përballet me këtë sëmundje për të cilën në QSUT mungojnë medikamentet.
Nëna e tij, Flutura Begaj rrëfen se është e detyruar të sigurojë ilaçet me çmime të larta për ti shpëtuar jetën të birit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/mungesa-e-medikamenteve-femijet-e-semure-me-leucemi-6-muaj-pa-ilace/