20-vjeçari Andrea Memollari i cili sot në mesditë aksidentoi për vdekje nënën e dy fëmijëve, Dhurata Doku, rezulton me precedent penal të mëparshëm.

Një vit më parë ai u arrestua nga policia pasi u ndalua duke lëvizur me shpejtësi nga farmacia 10 në drejtim të rrugës "5 Maji".

Report Tv risjell videon e arrestimit të tij në 2 mars 2015, pasi tentoi të korruptojë me 500 lekë të reja një punonjës policie.

I riu i kërkon punonjësit të policisë që të mos e ndalojë pasi ishte nisur për një takim. Pavarësisht këtyre përpjekjeve Memollari përfundon në qelinë e komisariatit.

Prokuroria kërkoi 6 muaj burgim për shkeljen e Memollarit, ndërsa gjykata vendosi dënimin skandaloz me 40 orë punë në komunitet, duke e lënë praktikisht të lirë 19-vjeçarin.