Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar rritjen e pagesës së kontributeve për profesionet e lira, të vendosur nga Qeveria në janar të këtij viti. Përmes një njoftimi zyrtar, Gjykata bëri me dije se pranoi kërkesën e Dhomës Kombëtare të Avokatisë për heqjen e pagës referencë, që rriste dukshëm kontributet për profesionistët e lirë. Në njoftim theksohet se Gjykata vendosi Shfuqizimin e nenit 4 të ligjit të ri ?Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë? dhe VKM-së ?Për përcaktimin e pagës mujore referencë. Duke vendosur pagat referencë, Qeveria thuajse trefishoi kontributet shoqërore dhe shëndetësore që këto profesione duhet të paguanin.<br /><br />Duke nisur nga muaji janar të gjithë individët që ushtrojnë një nga 23 profesionet e lira nisën të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në bazë të pagës së re referencë. <br /><br />Në profesionet e lira përfshihen avokatët, noterët, mjekët, kontabilistët, stomatologët, arkitektët, farmacistët dhe disa kategori të tjera profesionistësh të vetëpunësuar. Deri vitin e shkuar këta individë paguanin kontribute për sigurimin shëndetësor, me normën prej 3,4%, bazuar në dyfishin e pagës minimale që është 44 000 lekë. Vendosja e pagave referencë u kundështua ashpër nga disa grupime biznesi, ndërkohë që ishte Shoqata e Avokatëve ajo që e dërgoi ligjin e ri për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.